Trafiku i veprave të artit, arrestohet në Kakavijë 31 vjeçari

494
Eshtë arrestuar një përson në kufrin jeshil mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe me vehte i janë gjetur sende të ndryshme prej metali, bronxi dhe argjendi të cilët mendohet se do ti trafikonte në shtetin fqinj.

Në njoftimin e policisë thuhet se, Policia Kufitare e Kakavijes kap në kufirin jeshil një shtetas për “Kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës” dhe janë

sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes, gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kanë konstatuar dhe kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të hynte në teritorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit fizik të bërë këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar se në çantën e krahut kishte sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

P.A., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta me sendet e ndryshme antike .
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.
Sigal