Trafik*nin refugjatë shqiptarë për 25 mijë paund drejt Anglisë, arrestohen 4 persona

198
Sigal

Katër persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi të vazhdueshëm për trafikun e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë.

BBC shkruan se dy gra të moshës 27 dhe 29 vjeç dhe një burrë 22 vjeç u arrestuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Oksford, dhe një burrë 34-vjeçar u arrestua në Beckenham, në juglindje të Londrës.

Shtatë persona u arrestuan gjithashtu si pjesë e të njëjtit hetim në korrik 2021.

Policia beson se një grup i krimit të organizuar përdori kamionë dhe furgonë për të transportuar emigrantët nga Franca veriore.

Grupi supozohej se kishte pasur kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni, me emigrantë që besohej se kishin paguar deri në 25,000 Paund për kalimin drejt Britanisë së Madhe

Katër të dyshuarit e fundit u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e imigrimit të paligjshëm.

Pasi u morën në pyetje, të tre të arrestuarit në Oksford u liruan ndërsa hetimet vazhdojnë, dhe i katërti i ndaluar në Beckenham u lirua me kusht.

Komandanti i Agjencisë Kombëtare të Krimit Richard Harrison tha: “Kjo është një fazë e dytë e arrestimeve të kryera si pjesë e këtij hetimi, që ne besojmë se do të ketë ndërprerë ndjeshëm një rrjet të madh të organizuar të përfshirë në kontrabandën e një numri të madh njerëzish në Britaninë e Madhe ilegalisht”.