Tiranë,nxënësi në shkollë për të vrarë shokun e klasës, parandalohet krimi

404
Sigal

TIRANË – Një nxënës i klasës së 8-të i shkollës me Edith Durham është kapur me një pistoletë me vete, me të cilën dyshohet se kishte si qëllim të vriste shokun e klasës pas një sherri në “Facebook”.

Mësohet se nxënësi i ndaluar nga ana e bluve të kryeqytetit është me inicialet L.M, të cilit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit, tip pistoletë.
 
Ende nuk është e qartë arsyeja pse i mituri ka marrë armën, por dyshohet se ka pasur si qëllim për të qëlluar ndaj një bashkëmoshatari tjetër me të cilin është në të njëjtën klasë.
 
Burime nga policia bëjnë të ditur se mes dy nxënësve ka nisur fillimisht një konflikt për arsye banale në rrjetin social “Facebook”.
 
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes, si edhe për faktin se ku e ka gjetur pistoletën i riu.pistolete-259939.html#sthash.QzK2s1UA.dpuf