Tiranë, vetëvaret me litar në banesë 38-vjeçari

431
Një 38-vjeçar i ndodhur në kushtet e depresionit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në banesë. Viktima është shtetasi Julian Hako, 38 vjeç, ndërsa babai i tij, Bardhyl Hako, ka thënë për mediat se shkak për ngjarjen ka qenë gjendja psikologjike e viktimës. Ai ka akuzuar shtetin si përgjegjës për vdekjen e djalit të tij, duke thënë se atij i është marrë banesa dhe nuk i është rikthyer, kjo pasi banesa është shitur 5 herë pa dijeninë e tyre. “Shteti përgjegjës për vdekjen e djalit tim, këtu nuk ka shtet, ka përfunduar gjithçka”, ka thënë Bardhyl Hako.
Sigal