Tiranë, rrahin shitësen dhe vjedhin veshjet e butikut…në kërkim 3 gratë

443
Sigal

TIRANE – Tre gra janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi kanë dhunuar shitësen dhe më pas vjedhur të gjitha veshjet në një butik në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një dyqan veshjesh në rrugën e “Kavajës” ku mësohet se tre gratë me inicialet R.D, 43 vjeç, N.D, 28 vjeç dhe A.Sh, 38 vjeç, kanë hyrë të mërkurën në butik me pretendimin për të blerë.

Por pasi kanë bërë një kontroll, tre gratë kanë rrahur shitësen dhe më pas kanë vjedhur të gjitha veshjet në butik.

Ka qenë shitësja e cila menjëherë pas ngjarjes ka telefonuar policinë, duke denoncuar autoret. Nga ana e saj policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka shpallur në kërkim tre gratë.