Tiranë/ Policia zbulon një arsenal armësh, në pranga 3 persona

572
Policia e Tiranës ka mundur të sekuestrojë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm arsenal armësh dhe drogë në tre banesa të një familjeje, ndërsa në pranga vuri kryefamiljarin Sali Cerpja dhe tre djemtë e tij. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se arrestimi ka ardhur si pasojë e një operacioni të koduar “Mëngjesi”, i ndërmarrë nga efektivët e komisariatit numër 5, ku në pranga ranë vëllezërit Osman, Selim dhe Arben Cerpja dhe babai i tyre. 
Kjo pasi në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar rreth 111 bimë e dyshuar Canabis-Sativa me lartësi 40cm, 100gr hashash, një arsenal armësh: 1pistolet Bereta, 1 armë gjahu teke, 1 pushkë, 12 kallëpe tritoli, 200 gr, 700 kapsolla detonatori aparat shpërthim detonatoreve elektrike rreth 500 fishek kalibër ndryshme.
Sigal