Tiranë, mbante lëndë plasëse në lokal, arrestohet pronari

493
Sigal

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë arrestuar një shtetas për veprën penale, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”. Në pranga ka rënë shtetasi Enea Leoncini, pasi nga informacioni i ardhur tek Komisariati Dixhital raportohej se ky shtetas dispononte materiale plasëse në lokalin e tij. Pas marrjes së informacionit policia bëri një kontroll ku gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një rrotull mbështjellëse fitil zjarrëpërcjellës dhe 100 copë kapsolla ndezëse. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë p Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”