Tiranë – Futet për të vjedhur kasafortën e biznesit, arrestohet në flagrancë. Emri

496
Një person në Tiranë është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit, i akuzuar për vjedhje.

I dyshuari është Danjel Tafmizi, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, ai u kap duke tentuar të vjedhë kasafortën e dyqanit të N.N., 32 vjeç, banues në Tiranë njofton policia.

Ai u pikas në kohë nga i zoti i dyqanit, i cili ka lajmëruar policinë. Efektivë mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan Tafmizin.

Ndaj Tamfizit vijojnë ende hetimet për zbulimin e rasteve të tjera ku mund të jetë i përfshirë.
Sigal