Tiranë, dy të rinj plagosin me thikë 19-vjeçaren

403
Dy të rinj, kanë plagosur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me thikë një vajzë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 23:15, në rrugën “Ali Demi”, Tiranë. Sipas policisë, shtetasit G.C., 24 vjeç dhe F.Gj, 29 vjeç, banues në Tiranë e Kosovë, janë autorët e dyshuar të krimit. Vajza ndodhet e shtruar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq grupi hetimor është duke punuar për arrestimin e autorëve të krimit.
Sigal