Tiranë, digjet makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale

449
Sigal

Një makinë është djegur gjatë natës në Tiranë. Rasti në fjalë ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz”, me targë AA550TN, është në pronësi të shtetases M. A., Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Aktualisht nuk dihen detaje rreth ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Informacion Paraprak
Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.