Tiranë, autobuzi përplas për vdekje një 73-vjeçar

478
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pak minuta më parë, ku një autobuz ka përplasur për vdekje një qytetar. Siç mësohet nga burime policore, autobuzi ka qenë duke udhëtuar në afërsi të zonës së njohur në Tiranë me emrin “Stacioni Trenit”, pranë rrugës Ferit Xhajko, ku nga pakujdesia ka përplasur për vdekje 73-vjeçarin, Sali Cena.
Siç mësohet, i moshuari ishte duke udhëtuar në këmbë kur është përplasur nga autobuzi me targa TR 4807 T. Një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku fatmirësisht nuk ka të vdekur, por vetëm të lënduar. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një të moshuar, që është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.
Sigal