Tiranë, arrestohet Erald Bami, i dënuar për trafikim lëndësh plasëse

450
Policia e Tiranës ka arrestuar Erald Bamin, të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve plasëse. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Bami ka qenë i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg dhe ishte në kërkim nga policia e Fushë Krujës.
Pas dhënies së masës së dënimit ndaj tij në mungesë, Bami ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, ndërsa ndalimi i tij është i mundur ditën e sotme nga uniformat blu në Tiranë.
Erald Bami është shpallur në kërkim, pas një operacioni të policisë afro një vit më parë të koduar “Detonatori”. Më 20 prill 2014 u arrestuan katër persona, dhe u sekuestruan rreth 30 kg tritol. Grupi kriminal, pjesë e së cilës ishte dhe Bami, ishin në hetim për shpërthimet të ndodhura më parë në Fushë Krujë.
Sigal