Tiranasi i kërkuar prej 2 vjetësh nga Policia kapet në Korçë

639
Sigal

Një burrë nga Tirana, në kërkim prej dy vjetësh, Gent Tota, u arrestua nga Policia e Korçës.  44 vjeçari rezultonte i dënuar me arrest me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 105 të datës 07.03.2016

Tota akuzohet për dy vepra penale:  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/5 të Kodit Penal.