Thyen urdhrin e mbrojtjes dhe drejton mjetin i dehur, si e pëson 55-vjeçari në Korçë (Emri)

491
Policia e Korçës ka arrestuar një 55-vjecar, pasi ka thyer urdhrin e mbrojtës të vendosur nga gjykata ndaj ish bashkëjetueses së tij. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Pavlo Veis, 55 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë ditën e djeshme ky shtetas në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij shtetases B.B, 40 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje dhe më pas është larguar me mjetin tip “Nissan” me targa greke ZMP5199.
55-vjecari është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr 7 në Korçë, ku është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Sigal