Theri për vdekje gruan në Itali, rrëfehet në polici shqiptari: Ishte xheloze. Jeta ime ka marrë fund

524
Sigal

Xhevdet Mehmeti, 57-vjeçari i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Elca Tereziun para 2 ditësh, ka dhënë dëshminë e tij në polici.

Pas ngjarjes së ndodhur në shtëpinë e tyre në Piacenza të Italisë, shqiptari është shprehur se “nga sot jeta ime ka marrë fund”

Pas zënkës së çiftit shqiptar, burri mori një thikë dhe e goditi të paktën tre herë, më pas u dorëzua në polici. Ishte djali adoleshent i çiftit që njoftoi ndihmën e shpejtë, ndërkohë që gruaja gjendej përtokë e mbuluar nga gjaku.

Dy fëmijët, të moshës 17 dhe 19 vjeç pasi u morën në pyetje nga autoritetet italiane, po qëndrojnë tashmë me familjarët e tyre.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe avokati i Mehmetit: “Është shumë i tronditur dhe po kupton atë që ka bërë, pavarësisht se nuk e mban mend mirë sulmin ndaj gruas”, tha mbrojtja. Sipas këtij të fundit, në polici 57-vjeçari ka treguar për një martesë të vështirë dhe problematike, e vështirësuar edhe më shumë, sipas tij nga xhelozia pa motiv e bashkëshortes.

Mehmeti pretendon se ishte gruaja ajo që kishte sjellje agresive ndaj tij. Ajo nuk kishte besim dhe mendonte se 57-vjeçari kishte gra të tjera, tradhti të cilat ai i kishte mohuar gjithmonë.

Pasi e kishte goditur dhe kishte parë gjakun, ishte ngritur… kishte ndërruar rrobat dhe ishte nisur me makinë për t’u dorëzuar tek karabinierët.