TEPELENE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa ka humbur jetën Behar Malka 48 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Tepelenës, ku mjeti i viktimës tip ‘Benz’ është përplasur ‘ kokë më kokë’ me një mjet tjetër me targa të huaja.
48-vjecari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.