Tentuan ta grabisin, plagoset shqiptari në Itali

58
Sigal

-Një 17-vjeçarë shqiptarë është goditur me thikë në Firence nga persona ende të paidentifikuar që kanë tentuar ta grabisin. Sipas policisë që po ndjek rastin, 17-vjeçari po kthehej nga një shëtitje mbrëmjen e së premtes kur u përball me dy persona të panjohur në lagjen Rifredi.

Të dy e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe disa sende të tjera personale. 17-vjeçari i plagosur arriti të merrte në telefon urgjencën e spitalit Careggi.

Djali i cili flet vetëm shqip e kishte të vështirë të tregonte se çfarë ndodhi.