Tenton të hyjë forcërisht në një banesë, policia gjermane kap 26-vjeçarin shqiptar

38
Sigal

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua dhe është dërguar në paraburgim, pasi ka tentuar të hyjë forcërisht në një banesë në Hamburg të Gjermanisë.

I riu u pikas nga i zoti i shtëpisë, i cili më pas njoftoi policinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Niendorf, ku 26-vjeçari tentoi të hynte në banesë, ndërsa dyshohet për vjedhje.

Ndaj të riut është vendosur masa e ndalimit.