Tentoi të shmangte furgonin që i preu rrugën, kamioni përmbyset në autostradën e Fierit

11
Sigal

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Lushnjë-Fier, ku sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se është përmbysur një kamion.

Kamioni i cili udhëtonte nga Lushnja për në Fier, i është prerë rruga nga një furgon i cili po dilte në rrugë pa vënë re kamionin.

Në këtë moment drejtuesi i kamionit ka bërë një manovër për të shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafik ndarëse dhe disa shtylla në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti kamioni pësoi dëme të mëdha, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Më pas ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e krijuar pasi kamioni bllokoi gati të dy karrexhatat.

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit për zbardhjen e plotë të aksident.