Telefonata e sms kërcënuese gjyqtares, kush është 36-vjeçari i ekstraduar nga Londra (EMRI)

696
Një 36-vjeçar është ekstraduar nga Londra, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, ndërsa ishte dënuar me 6 muaj burg për kanosje të një gjyqtareje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Alban Beshiri, lindur në Vorë.
“BalkanWeb” mëson se ai e kërcënonte nga Anglia gjqytaren Oltiana Çifligu se do të kthehej në Shqipëri dhe do i bënte diçka që nuk kishte spital që ta merrte në dorëzim.
“…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre që ma vlerësoi vajzën 5 mijë euro. Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…”, thuhet në një nga mesazhet kërcënuese të 33-vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISE
Nga specialistët e Interpolit u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Alban Beshiri 36 vjeç, lindur në Vorë, Tiranë.
Shtetasi Alban Beshiri është shpallur në kërkim pasi me vendimin penal nr. 3727, datë 30.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Nga data 18.07.2014 e në vijim shtetasi Alban Beshiri ka kërcënuar gjyqtaren O.Ç. e cila po shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij ku ai ishte i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Londër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Sigal