Të torturuar dhe vr*rë, bandat shqiptare nuk kursejnë policët në Ekuador

168
Sigal

Bandat ekuadoriane po fitojnë territor në Amerikën Latine, duke rivalizuar jo pak grupet e krimit në Meksikë dhe Kolumbi. Së fundmi, raportohet se banditët në Ekuador po vrasin oficerë policie, për shkak të luftës për trafikun e drogës.

Në një javë të vetme, janë vrarë tre oficerë dhe janë plagosur dy të tjera. Ngjarja ka ndodhur në provincën Guayas e për këtë, autoritetet akuzojnë edhe bandën shqiptare, që së fundmi po operon në zonë. Një oficer i pa jetë është gjetur më 5 maj dhe kishte dukshëm shenja torture në trup, ndërsa më 30 prill, një tjetër polic është qëlluar për vdekje në autostradë.

Ai u vra nga dy vrasës që po e ndiqnin me motor. Sipas raporteve, 5 oficerë janë vrarë në 2020, 13 në 2021 dhe 7 policë deri në fillim të majit 2022.

Një gazetar mjaft i njohur në Ekuador, i quajtur Arturo Torres, ka thënë për një gazetë vendase se vrasjet mund të kenë lidhje me përfshirjen e policëve në trafikun e drogës.

“Disa oficerë rekrutohen në këtë grupe dhe teksa tentojnë të largohen, kthehen në armiq të anëtarëve të bandave. Në vend operojnë grupe vendase, meksikane dhe shqiptare që kanë nxitur dhunë të madhe”, tha gazetari.

Kujtojmë se disa muaj më parë, në Guayaquil u vra shqiptari Ergys Dashi. Ai u ekzekutua pamëshirshëm teksa ishte duke darkuar në një lokal.