Të shtënat me armë zjarri në Shkodër/ Policia jep njoftimin, 33-vjeçari ka mbetur i vrarë (EMRI)

14
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Hot i Ri, në Shkodër rreth orës 21:48.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë Valter Fjerza, 33 vjeç.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe autorët e dyshuar të atentatit.

Janë ngritur disa postblloqe dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ve.

Ende nuk dihet shkaku i vrasjes. Viktima u gjet jashtë makinës së tij dhe kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë, e cila erdhi në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.