Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një 27-vjeçar

496
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në parkingun e një hoteli në Sauk, ku është plagosur një 27-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë dyshohet se shtetasi N.N ka plagosur me armë zjarri të riun me iniciale E.M. banues në Tiranë. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes, i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor.

Njoftimi i policisë:

Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë .

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor.