Të shtëna me ar*ë zjarri në Prishtinë, efektivi i policisë plagos dy persona

160
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë në Mramor të Prishtinës. Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

I dyshuari për plagosje është një zyrtar policor. Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur informatave të para se zyrtari policor dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, por se ende nuk është bërë arrestimi i policit.

Rasti është duke u hetuar ndërsa në konfirmimin për plagosje, nga Policia e Kosovës deklaruan se hetuesit policor po vazhdojnë të merren me hetimet për ngjarjen.