Të dënuar me burgim të përjetshëm, kapen 2 shqiptarët e arratisur nga qelia

518
Sigal

Dy të burgosur shqiptarë, që u arratisën të martë nga burgi i Cassandra në Greqi, u arrestuan nga policia vendase.

Ata janë kapur në një zonë pyjore ndërsa kishin me vete përveç lëndë narkotike edhe granata dhe kallashnikovë.

Oficerët e policisë arritën t’i ndalonin dhe t’i arrestonin. Kur arritën në stacionin policor, dy shqiptarët zbuluan identitetin e tyre.

Drejtoria e burgjeve raportoi se dy shqiptarët munguan gjatë numërimit të së martës dhe menjëherë u konsideruan të arratisur, duke njoftuar autoritetet policore në të njëjtën ditë për t’i kërkuar ata.

Të arratisur janë një 31 vjeçar, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasje plus 12 vite burg për tentativë vrasje në bashkëpunim, ndërsa tjetri është një 33 vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm plus 4 vite e 26 muaj burg për vrasje të qëllimshme.