Spanjë/ U fsheh në makinë për të ​kaluar kufirin, arrestohet shqiptari

1180
Policia spanjolle gjeti një emigrant shqiptar të fshehur në bagazhin e një makine që ishte gati të udhëtonte nga Satanderit i Spanjës me destinacionin finale Britaninë e Madhe. Autoritetet ligjzbatuese thanë se ngjarja është zbuluar rastësisht nga kontrollet rutinë, ndërsa trageti nisej nga Satanderi në drejtim të Plymouth në bregdetin jug të Anglisë. Policia arrestoi pronaren e automjetit një shtetase spanjolle nga provinca veriore e Guipuzcoa ndërsa po kryen hetimet përkatëse për shqiptarin i cili u gjet pa letra në bagazhin e makinës. Port i Satanderit prej kohësh është bërë një pikë referimi për të gjithë emigrantët pa dokumentacion të cilët përpiqen të kalojnë kufirin me destinacion Anglinë. Për këtë qëllim në mars autoritetet ligjzbatuese forcuan rregullat dhe shtuan kontrollet me synim parandalimin emigrantëv pa dokumentacion.
Sigal