“Snajper e bomba me telekomandë”, çfarë u gjet në vilën e organizatorit të vrasjes së Devi Kasmit

563
Pak minuta më parë, Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu zbardhi të plotë vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar pranë Pediatrisë së Tiranës.
Ndërsa ekzekutori ishte një vrasës me pagesë më kombësi greke Efthymiou Efthymious, ai kishte në Tiranë një grup të strukturuar dhe organizatorë të mirëfillte për të kryer vrasjen.
Pikërisht organizatori, i vetmi që nuk është arrestuar ende, (Altin) Aurel Hoxhallari kishte në pronësi një vilë në periferi të Tiranës që shërbente si bazë e grupit.
Brenda vilës së tij policia ka gjetur një arsenal të tërë armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.
Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.
– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
– 4 armë automatikë
– 2 snajper
– 4 pushkë automatike
– 1 armë antitank me 2 predha
– 1 bombë me telekomandim në distancë
– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
– 4 radio marrëse
– 1 dron
– 110 kg kanabis
– 2 maska
Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.
ROLET E GRUPIT KRIMINAL
Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.
Sigal