Skandal në Muriqan/ Polici malazez dh*non barbarisht Petraq Milon dhe familjen e tij

Skandal në pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi, në doganën e Muriqanit.

Një polic malazez ka dhunuar ish-këshilltarin e Presidentit të Republikës, njëherazi ekspert i njohur i ekonomisë, Petraq Milo.

Sigal

Dhunë është ushtruar dhe ndaj familjarëve të tij, teksa po udhëtonin me automjet drejt Malit të Zi.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e të rënda të kësaj ngjarje. Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, u tërhoq zvarrë bashkë me familjarët e tij, pasi sipas tyre, kjo makinë nuk kishte respektuar radhën.

Por dëshmitarë aty bëjnë me dije se familja Milo ishte totalisht korrekte me sjelljen e tyre, por dhuna e policisë ishte kafshërore.

Në pamje duket se Milo dhe djali i tij tërhiqen zvarrë nga policia, teksa shqiptarë të tjerë duan ta ndihmojnë, por nuk munden dot, për shkak të frikës.

Institucionet shqiptare ende nuk kanë reaguar për skandalin e regjistruar këtë të hënë.

  • Reagimi nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia:

Kryetari i Bashkisë në Shkodër, Bardh Spahia ka dënuar ashpër aktin e rëndë të policit malazez i cili dhunoi ish-këshilltarin e Presidentit të Republikës Petraq Milo dhe familiarët e tij teksa po udhëtonin drejt Malit të Zi.

Me anë të një postimi në Facebook Spahia shkruan se këto pamje janë tepër të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit, teksa u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve.

Postimi i Spahisë:

“Të papranueshme dhe tejet të rënda janë këto pamje që u bënë publike nga media. Dhuna ndaj qytetarëve që lëvizin në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, është një akt skandaloz i elementëve që nuk i bëjnë nder asnjë trupe policie në asnjë vend të botës.

I bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve. Autoritetet e shtetit të Malit të Zi duhet ta hetojnë rastin në fjalë dhe t’i japin dënimin e merituar veprimeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve miqësore mes dy vendeve tona dhe punës se madhe që është bërë deri në funksionimin me një doganë të përbashkët.

Sot mbi gjithçka prevalon ligji dhe aktet e dhunës ndaj qytetarëve janë të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit!”