Situatë alarmante në Lezhë, zjarri rrezikon kishën dhe disa banesa në Torovicë

550
Pavarësisht uljes së temperaturave, zjarret vijojnë të jenë kërcënim. Kështu, në Torovicë të Lezhës, flakët rrezikojnë kishën dhe 2-3 banesa.
Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjete të zjarrfikëses për të shuar zjarrin. Vatra e zjarrit nisi që prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë natës flakët ishin prezente. Pavarësisht se në orët e para të mëngjesit u bë e mundur vënia në kontroll e zjarrit, vatra u favorizua nga era e fortë dhe rritja e temperaturave.

Kreu i Shërbimit të Zjarrfikëseve të Lezhës, Agustin Pepkolaj në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se në Torovicë situata është alarmante.

“Ne e kishim vënë situatën në kontroll, bashkë me FA. Por temperaturat e larta dhe ra favorizon shtimin e vatrave të zjarrit. Ne po bëjmë zhvendosjen e trupave sipas problematikës. Situata është alarmante në Torovicë”, tha ai. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Manati janë dërguar 20 trupa shtesë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sigal