Siçili, gjenden 15 kg marijuanë në det, dyshohet se vinte nga Shqipëria

402
Rojet bregdetare e portit të Alkamo Marinës në Siçili të Italisë, pas sinjalizimeve të pushuesve kanë gjetur në mes të detit një pako lundruese të dyshimtë. 
Burime nga policia kanë bërë me dije se brenda saj gjendeshin 15 kg marijuanë, e cila ishte e fshehur në 60 tullumbace në ngjyra e madhësi të ndryshme dhe e dozuar në paketa të vogla 100 gram.
Dyshohet se marijuana vinte nga Shqipëria. Trafikantët e drogës për t’i shpëtuar kontrollit të kapitenerisë së portit apo të forcave të rendit në shumicën e rasteve e fshehin ngarkesën në det duke e lidhur me litarë me mjetin lundrues. Lënda narkotike i është dorëzuar menjëherë autoriteteve hetimore.
Sigal