Si përfundoi Fordi në detin e Kavajës?

498
Një automjet tip Ford ka ngelur ditën e sotme në anë të detit në plazhin e Kavajës. Ka qenë vetë pronari i automjetit ai që e ka çuar makinën deri në breg.

Ndoshta nuk e ka menduar mirë këtë veprim dhe automjeti ka ngecur brenda në rërën e lagur. Në ndihmë për të nxjerrë Fordin prej aty pronarit i kanë ardhur të pranishmit në plazhin e Karpenit.

Se ç’kërkonte me Ford në mes të detit, këtë nuk e morëm vesh, ama kjo ngjarje mund të themi se tërhoqi vëmendjen e shumë personave të pranishëm në plazh.
Sigal