“Shullazi”/ Biznesmeni Beqja përplaset me noteren. Avokati-prokurorëve: Jeni në ditën tuaj të zisë

626
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vijuar sot me seancën gjyqësore për çështjen ‘Shullazi’ ku biznesmeni Ylvi Beqja është ballafaquar me noteren Aida Spahiu. Biznesmeni është përballur edhe me truprojën dhe ish-shoferin Besnik Musain. Gjatë fjalës së saj, noterja pohoi se i qëndronte deri në fund deklarimeve të saj para së cilës është firmosur kontrata e dhurimit të 30% të hotel “Vollgës”, nga biznesmeni Ylvi Beqja. Ajo tha se kontrata ishte bërë me vullnet me plotë.
“I qëndroj deklarimeve të mia. Kontrata u bë me vullnet me plotë. Kontrata u nënshkrua pa kërcënime”, tha noterja në sallën e gjyqit. Ndërkohë, Beqja pretendon se këtë kontratë e ka nënshkruar nën kërcënimin e armëve dhe me qepena të mbyllur në noteri.
“Edhe se nën betimin e gjykatës është duke gënjyer. Ai ka pamje të kamerave të sigurisë së hotelit në afërsi të Rinasit ku kanë biseduar lidhur me kërcënimin. Kam prova të vërtetoj pretendimet e mia.”, tha Beqja.
Sakaq, dëshmitari i mbrotjur, Besnik Musai, ish-shoferi i Beqajt tha se i qëndron deklarimeve se Ylvi Beqja u kërcënua. Kjo ka mjaftuar që në sallë të nisë debati ndërsa në sallë nuk munguan as për dorimi i termave si ‘romanticizëm’, apo ‘sofizëm’. Fill pas kësaj situate Shullazi ka ‘shpërthyer’ në kërcënime ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa pohoi nga salla e gjyqit se dispononte incizime se si prokuroria mëson dëshmitarët. “Kam incizime që ju si prokurori keni mësuar dëshmitarët që të thonë ato që duan ata’, tha Shullazi. Pas kësaj ndërhyrje është futur avokati i Beqjat, i cili iu drejtua prokurorëve se; ‘Jeni në ditën tuaj të zisë’.
Sigal