Shqiptari rreh dy të dashurat, i detyronte me zor për marrëdhënie seksuale

585
Gjykata Federale e Zvicrës ka vërtetuar dënimin prej katër vjetësh të një shqiptari nga Kosova. Ai kishte dhunuar, rrahur dhe ngacmuar dy ish të dashurat. Gjithashtu në fuqi mbetet vendosja e një mase trajtimi terapeutik, shkruan “sda.ch”.
Gjykata e kantonit të St.Galler kishte dënuar në gusht të vitit të kaluar një 29 vjeçar nga Kosova, pasi kishte ushtruar dhunë dhe sundimin e frikës te dy-ish të dashurat, përcjell Albinfo.ch. Kjo është konfirmuar edhe nga publikimi i vendimit të mërkurën nga Gjykata Federale.
Gratë u privuan nga vullneti i lirë i veprimit. Nën presionin psikologjik, ato duhej të kryenin marrëdhënie seksuale me personin e dënuar. Përkundër tërheqjes së aktpadisë nga dy ish të dashurat, drejtësia zvicerane nuk u kishte dhënë fund hetimeve. Ato ishin kontaktuar nga familjarët e të dënuarit dhe Gjykata dyshon se mos ndoshta ndaj tyre është ushtruar presion.
Gjithashtu 29-vjeçari vuan nga çrregullimi i personalitetit dissocial – dhe kjo sëmundje e rëndë psikike e shpie atë drejt ushtrimit të veprimeve sadiste. Ndaj mbetet në fuqi vendosja e një mase paraprakrake kurimi.
Sigal