Shqiptari nga Peshkopia gjendet i vdekur brenda një furgoni në Maqedoni

524
Një shqiptar nga Peshkopia është gjetur i vdekur në një furgon në Strugë të Maqedonisë.
Sipas mediave vendase, shqiptari F.Sh 39 vjeç është gjetur i vdekur brenda në një furgon të cilin e përdorte si strehë në fshatin Livadhi. Mësohet se shqiptari punonte si bari.
Policia gjeti brenda në furgon një pajisje me gaz i cili është përdorur për ngrohje. Dyshohet se shqiptari ka vdekur si pasojë e një helmimi me monoksid karboni.
Pas procedurave, trupi do i dorëzohet familjarëve në Shqipëri.
Sigal