Shpërthimi në ish-Bllok/ Njoftim i Spitalit të Traumës për gjendjen e personave të plagosur

536
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mesditën e sotme zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një argjendari mbetën të plagosur 5 persona nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë në repartin e Djegie Plastikës në QSUT.

Në një komunikim të fundit për mediat, Drejtoria e  Drejtoria e Spitalit Universitar te Traumës bën të ditur se “Sot në daten 15.07.2019 si pasojë e ngjarjes në zonën e ish-Bllokut, jane paraqitur në urgjencë pacientët A.Z 23 vjec, E.N 18 vjec dhe A.R 24 vjec.

Pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme.

Pas ndihmës shëndetësore të dhënë pacientët A.S dhe A.R do largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital.”, thuhet në komunikatë.