Shpërthimi i makinës së administratorit të inerteve, policia: Si u njoftuam për ngjarjen

582
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për automjetin që ka shpërthyer më eksploziv paraditen e sotme në zonën e Liqenit Artificial. Mësohet se mjeti “Volswagen” me targa AA 946 EF, në pronësi të shtetasit Ndok Rajta, banues në lagjen ‘Ali Dem’, i është vendosur një sasi eksplozivi në momentin që ishte i parkuar. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas policisë pronari i mjetit është administrator i një firme inertesh.
“Me datë 30.11.2017, rreth orës 09:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek Liqeni artificial ka shpërthyer një mjet. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Tek Liqeni artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar me targë AA946EF tip Volkswagen, në pronësi të shtetasit N.R., 42 vjeç, administrator i një firme inertesh. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal