Shpërthim tritoli dhe të shtëna me armë, dy ngjarjet që policia po tenton t’i fshehë

602
Banorët në Durrës kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri rrëzë kodrës të fshatit Pjezë pasditen e sotme. Raportohet se persona të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në këtë zonë. Kjo ngjarje ka shqetësuar banorët e zonës. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur vetëm gëzhoja, të paktën siç është niftuar nga kjo e fundit. 
Mësohet se deri më tani nga policia nuk është publike asnjë detaj i ri në lidhje me ngjarjen. Mund të themi se policia po tenton ta kalojë në heshtje ngjarjen duke hedhur formalisht një informacion në faqen zyrtare të saj. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Mësuahet se edhe një ngjarje tjetër ka ndodhur në Shijak dhe policia ka dhënë thjesht një njoftim të shkurtër. Por kjo ngjarje ka qenë një shpërthim me tritiol dhe ka ndodhur mbërmjen e djeshme. Nga policia nuk janë dhënë detaje për këtë ngjarje, por thjesht një njftim i shkurtër.
Sigal