Shpërthehet me eksploziv makina e 64-vjeçarit në Vlorë, policia jep detajet e para

543
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth 02:10, në lagjen “10 Korriku”.
Sipas policisë së Vlorës, lënda eksplozive ishte vendosur në automjetin me tip “Audi”, në pronësi të shtetasit me inicialet S.B, 64 vjeç.
Mësohet se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi automjeti ka qenë i parkuar para banesë.
Informacion paraprak
Më datë 24.01.2018, rreth 02:10, në lagjen “10 Korriku”, i është vendosur lëndë eksplozive automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit S.B., 64 vjeç.
Mjeti ka qënë i parkuar pranë banesës dhe ka dëmtime në pjesën e përparme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Sigal