Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet shqiptari në Itali

119
Sigal

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet si shpërndarës i lëndëve narkotike.

Prej vitit 2019-të 21-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim, por pa mundur ta arrestonin deri ditën e sotme, ku u gjend i fshehur në shtëpinë e të fejuarës së tij.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar përgjatë viteve 2019-2020 ai kishte mundur t’i shpëtonte policisë pasi ishte arratisur drejt Shqipërisë, por kohët e fundit ishin parë sërish lëvizje të tij në qytet.

Policia arriti që të lokalizonte më në fund vendin ku fshihej, duke bërë të mundur arrestimin e tij.