Shpërndante heroinë dhe kokainë në disa zona, arrestohet 36-vjeçari/ Detajet

509
Sigal

Policia e Tiranës arrestoi sot një 36 vjeçar, që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike, në disa zona të Tiranës.

Shtetasi F.M u ndalua nga policia me dyshimet se shpërndante kokainë dhe heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit.

Burime policore bëjnë të ditur se kanë sekuestruar 34 doza të dyshuar si heroinë dhe 3 të tjera të dyshuara si kokainë.

43e2d549-5d31-46e5-a1f2-f14c727704e2