Shoferi i Prokurorit Arjan Ndoja sillet në gjendje kritike për jetën në Tiranë, FNSH blindojnë Spitalin e Traumës

425
Sigal

Shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku, është sjellë me urgjencë në Spitalin Universitar të Tiranës.

Maloku ka marrë disa plumba në trup dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike.

Ndërkohë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë blinduar ambjentet e Spitalit.

Andi Maloku mbeti i plagosur, së bashku me prokurorin Ndoja dhe dy persona të tjerë, në atentatin e ndodhur pasditen e sotme në “Mbikalimin e Shkozetit” në Durrës.