Shkuan për sport në dëborë, mbeten në malet e Razmës 5 të rinj nga Bajza

123
Sigal

Një grup prej 5 të rinjsh, nga Bajza që kanë shkuar përtej Fushës së Zezë, mbi piken turistike te Razmës, për sport (rrëshqitje në borë) kërkojnë ndihmë, pasi njëri nga djemtë është sëmurë në një largësi të madhe nga vendi ku kanë automjetet e tyre.

Grupi ambulancës është nisur drejt vendit te ngjarjes por duhen te paktën dy orë në këmbë për të mbërritur tek te rinjtë.

Ekspertet e shëndetësisë dhe policisë u kane sugjeruar te rinjve te strehohen përkohësisht ne një stan qe përdoret gjate verës për bagëtitë deri ne mbërritjen e ndihmës.