Një 38-vjeçar nga Tirana ka marrë rrugën drejt fshatrave të Gramshit për të kërcënuar me tytën e pistoletës në kokë, të dashurën që e kishte lënë.
Policia e ka arrestuar në flagrancë, Elidon Gjonin, i cilin banon në Laprakë dhe i ka sekuestruar armën.
Gjoni akuzohet tani për dy vepra penale: “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”