Shkodër/ Vodhën çantën me para në berberhane, arrestohet 20-vjeçari dhe dy të mitur

34
Sigal

Një 20-vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohen si autorë të një vjedhje në një berberhane.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit ‘Door’, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit’, njofton policia.

Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.