Shkodër, sekuestrohen 9792 rrënjë kanabis

450
Policia e Shkodrës ka zbuluar 40 parcela me kanabis në Shosh e Shalë të Dukagjinit Shkodër po nuk ka mundur as të identifikojë ndonjë kultivues a trafikant. Policia njoftoi se asgjesoi 9 792 bimë, pasi në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër zhvilloi operacionin e koduar “Përtej malit”
Në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë policore, efektivët e Komisariatit Shkodër për një periudhë dy ditore kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatrave Shosh dhe Shalë të Dukagjinit Shkodër, ku konstatuan 40 parcela të kultivuara dhe ku nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve. Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna hetimore dhe operacionale në terren me qëllim zbulimin e sipërfaqeve të dyshuara se janë mbjellë me bimë narkotike me qëllim asgjesimin e tyre dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal. Materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Sigal