Shkodër/ Pranga administratores së agjencisë, i vodhi qytetarëve 5800 € të biletave

455
Administratorja e një agjencie turistike është ndaluar pasi akuzohet nga tre persona se i ka mashtruar duke përvetësuar paratë për blerje biletash por më pas i ka anuluar duke përvetësuar këto shuma, përkatesisht 3100 euro njërit shtetas dhe nga 1350 euro dy shtetasve të tjerë. ”
Arnisa Kopliku me detyrë administratore e agjensisë turistike “Magic Horizons” në lagjen “Ura Dervish Beg” është ndaluar sot me iniciativë.
Tre shtetasve u kishte prenotuar pushimet në Turqi. Udhëtimi duhej të bëhej në korrik, por Kopliku i ka informuar se ishin anuluar dhe ishte shtyrë për në gusht. Kur prenotuesit e biletave kanë dashur të kontaktonin me të sërish ajo nuk u është përgjigjur.

“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi tre shtetas kanë bërë kallzim se janë mashtruar nga shtetesia Arnisa Kopliku me detyrë administratore e agjensisë turistike “Magic Horizons”. Ku kjo shtetase u ka marrë shuma në euro duke i pajisur me bileta avioni të cilat me pas i ka anulluar duke përvetësuar këto shuma, përkatesisht 3100 euro njërit shtetas dhe nga 1350 euro dy shtetasve të tjerë, informon policia e Shkodrës sot më 11 gusht 2015
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ” Mashtrimi “, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.
Sigal