Shkodër-Bajc/ Treni ka përplasur për vdekje një këmbësor

410
Sigal




Gjatë
mëngjesit të ditës së sotme në hekurudhën që përshkonte aksin Shkodër-Bajc,
pranë urës së Kirit ka ndodhur nje aksident i rendë

Sipas policisë, viktima është shtetasi Nikë Hasanaj 74 vjeç,
banues në Shkodër, i cili është gjetur i pajetë në lagjen “Tre Herojtë” mbi
shinat e trenit. 

Nga veprimet paraprake viktimës iu konstatuan disa dëmtime të
shumta në trup.

Policia shkoi në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.