Shkatërrohet rrjeti gjigand i drogës, arretohet “Bomberi” shqiptar

479
7 persona, 5 italianë dhe 2 shqiptarë janë arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Bomber”, që udhëhiqej nga policia italiane e Viterbo-s. Droga vinte nga Shqipëria, thanë zyrtarë të policisë italiane, ndërsa akuza që rëndon ndaj të arrestuarve është “posedimi i lëndëve narkotike (kokainë dhe hasash) me qëllim shitjen e tyre”. Operacioni u kodua “Bomber” për shkak të pseudonimit të një prej të dyshuarve si furnizues i drogës, i cili është shqiptar, ndërsa pjesë e operacionit ishin 100 efektivë të policisë italiane. 
Hetimet Hetimi nisi në mars të vitit 2015. 30 persona janë vënë nën mbikëqyrje, 11 nën hetim, 4 urdhër-arresti të ekzekutuar sot, ku u arrestuan dy shqiptarë dhe dy italianë, plus tre italianë të tjerë që u arrestuan në flagrancë dhe një sasi e madhe droge e sekuestruar, kokainë dhe hashash, është bilanci i operacionit. Karabinierët arritën të zbulonin një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike me bazë në Tuscia, ndërsa droga tregtohej në komunat Monterosi, Fabrica di Roma, Sutri, Nepi e Blera, Campagnano dhe zona të tjera në veri të Romës. Droga vinte nga Shqipëria Mauro Conte, një prej drejtuesve të karabinierëve të Viterbo-s, tha se “ne kemi arsye të besojmë, se droga vinte thuajse tërësisht nga Shqipëria”. Ndërsa, Giovanni Martufi, kreu i njësisë investigative të karabinierëve në Viterbo, tha se: “Kokaina varrosej në kampe ose banesa në provincën Viterbo, e vendosur në kavanozë qelqi”.
Sigal