Shkatërrohet banda e prostitucionit në Durrës, në pranga dhe një femër

426
Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim, dy prej tyre në kërkim ndërkombëtar, të cilëve u ka përgatitur ekstradimin e drejt Italisë ku i presin deri në 30 vjet burg. I arrestuari i tretë është femër, shpallur në kërkim brenda vendit për prostitucion. Në pranga ranë: Hajri Balla 53 vjeç, banues në Rreth, Shijak, pasi Gjykata e Venecies ka nxjerrë urdhër Arresti Nr. 11578/12, datë 15.08.2015, për veprën penale”Trafikim i lëndëve narkotike”parashikuar në nenet 10, 73, 74 të Kodit Penal Italian. Fortuz Hajri 24 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, pasi Gjykata e Venecies ka nxjerrë urdhër Arresti Nr. 11845/12 RG GIP datë 15.08.2015, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal në Trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 73, 74, 77 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetases në kërkim E.I. 34 vjeçe, banuese në Durrës, në vijim të operacionit të koduar”Arkidea” të 13 prillit 2016, ku u arrestuan në flagrancë 14 shtetas: Pronarë hotelesh, tutorë dhe prostituta e u proceduan në gjendje të lirë 15 shtetas. Në ngarkim të saj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka nxjerrë Urdhër Ndalimi për veprën penale “Prostitucion”të parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.
Sigal