Shkatërrohet banda e drogës në Itali, në pranga 13 shqiptarë. Mes tyre dhe ”kokat” e grupit

524
Sigal

Hetimet e nisura në Gjermani në vitin 2016 ku u prangosën 6 korrierë drogë, kanë çuar në pranga mëngjesin e sotëm 30 persona të tjerë, pjesëtarë të dy grupeve kriminale.

13 prej të arrestuarve mësohet se janë shqiptarë, disa prej të cilëve edhe drejtues të këtij rrjeti të madh droge mes Italisë dhe Gjermanisë.

Arrestimet janë bërë ditën e sotme gjatë operacionit të koduar ‘Mëngjesi i bardhë’.

Hetimet ishin zhvilluar prej dy vitesh nga policia në Mynih dhe në disa qytete të Italisë së veriut.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 140 kilogramë drogë, kokainë, heroinë, marijuanë me një vlerë prej 20 milionë eurosh.

Arrestimet sot janë bërë në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Trento, Itali dhe Mynih, Gjermani.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, dy bandat kishin shtrirje edhe në Belgjikë dhe Holandë.